Në Serbi arrin dërgesa e parë e vaksinave të Pfizerit kundër virusit korona

Evropë

Në Serbi arrin dërgesa e parë e vaksinave të Pfizerit kundër virusit korona

Nga: B.S. Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 11:33
Aeroplani me vaksina arrin në Beograd

Një aeroplan me dozat e para të vaksinës së koronavirusit të Pfizer-it ka aterruar në aeroportin e Beogradit këtë mëngjes.

Kontingjenti përfshin 4800 vaksina.

Katër ditë më parë, Agjencia për ilaçe dhe pajisje mjekësore e Serbisë dha pëlqimin e saj për importin e vaksinës të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech, e cila u miratua dje në Bashkimin Evropian, dhe më herët në Britaninë e Madhe, SHBA, Kanada dhe vende të tjera.

Tri ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq paralajmëroi ardhjen e vaksinave, duke shtuar se vaksinimi masiv mund të pritet së shpejti.

"Sigurisht që vaksinat do të jenë falas, për pak ditë do të marrim të parat, ato nuk do të mbërrijnë aq sa prisnim, u deshën 10,000, por 5,000 do të mbërrijnë. Së pari do të imunizojmë qytetarët mbi 75 vjeç. Do të sigurojmë 50,000 vaksina falas," tha ai, transmeton "Blic"-i.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat