Variacioni i ri që u identifikua në Angli, Covid-19 ka pësuar 4.000 mutacione që nga fillimet e tij

Evropë

Variacioni i ri që u identifikua në Angli, Covid-19 ka pësuar 4.000 mutacione që nga fillimet e tij

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Mutacioni që u identifikua si fillim në Britaninë e Madhe, që thuhet se 70 për qind më ngjitës, ka shfaqur të njëjta simptoma me koronavirusin i cili trazoi të gjithë botën këtë vit, pasi janë e njëjta familje, por nuk është aq agresiv në lidhje me vdekshmërinë. Këtë tregojnë të paktën studimet e deritanishme.

Në fakt, Covid-19 ka pësuar 4000 mutacione që nga fillimet e tij, por në Britaninë e Madhe u vu re një transmetueshmëri e lartë e këtij varianti, i cili pas Britanisë ka alarmuar edhe vende të tjera në BE e gjetkë.

Askush nuk e përjashton mundësinë se ky mutacion mund të ketë ndodhur më herët edhe në vende të tjera përfshirë edhe Shqipërinë.

Ekspertja e  shëndetit publik, Eugena Tomini, tha se nuk është alarmante situata, duke mos përjashtuar mundësinë që varianti i ri të ketë ardhur edhe në Shqipëri, por me masat e reja shtrënguese  që janë marrë, qëllimi është që pandemia të frenohet sa më shumë të jetë e fundit.

Vendet e zhvilluara si Britania por edhe në vende te tjera të BE, të cilat kanë kapacitetet dhe infrastrukturën e nevojshme për të kryer studime dhe hetime epidemiologjike për të pasur një panoramë më të qartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat