Gjendet i vdekur i dyshuari për vrasjen e tre policëve francezë

Evropë

Gjendet i vdekur i dyshuari për vrasjen e tre policëve francezë

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 09:20
Foto Ilustrim

Personi i dyshuar për vrasjen e tre policëve në pjesën qendrore të Francës është gjendur i vdekur.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme i këtij shteti, Gerald Darmanin, përmes një postimi në Twitter.

Tre policë francezë u qëlluan për vdekje nga një burrë pasi ata kishin shkuar në një shtëpi në një fshat të skajshëm pas thirrjes për dhunë kundër një gruaje, shkruan Reuters.

Kryetari i një qyteze që ndodhet afër fshatit ku ndodhi sulmi tha se një grua që ndodhej brenda shtëpisë është në gjendje të mirë dhe e sigurt.

Ai gjithashtu shtoi se në vendin e ngjarjes janë parë pjesëtarë të forcave speciale të policisë.

Sipas raportimeve të medieve franceze, i dyshuari ishte person i moshës 48-vjeçare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat