Franca me gjest human: Iu jep nënshtetësinë të gjithë emigrantëve që ndihmuan në luftën kundër Covid-19

Evropë

Franca me gjest human: Iu jep nënshtetësinë të gjithë emigrantëve që ndihmuan në luftën kundër Covid-19

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

indra emigrantë në Francë që kanë punuar në vijë fronti ndaj koronavirusit iu është mundësuar të marrin nënshtetësinë e Francës, bile me procedurë të përshpejtuar.

Ministri i Brendshëm i ka ftuar emigrantët që kanë ndihmuar në luftën kundër Covid-19 të aplikojnë për natyralizimin e përshpejtuar.

Më shumë se 700 personave tashmë iu është dhënë nënshtetësia apo janë në fazën finale që ta marrin atë, shkruan BBC.

Ata përfshijnë profesionistë shëndetësorë, pastrues dhe punëtorë dyqanesh.

Punëtorët e vijës së frontit në mbarë botën kanë qenë më të ekspozuarit nga infektimi me Covid-19, me disa prej tyre që madje kanë vdekur – përfshirë mjekë dhe infermierë.

Franca është mes 10 vendeve më të goditura nga pandemia, me më shumë se 2.5 milionë qytetarë të infektuar dhe me afër 62 mijë persona të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat