Holandë, test PCR negativ për udhëtarët nga zonat e rrezikut

Evropë

Holandë, test PCR negativ për udhëtarët nga zonat e rrezikut

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Të gjithë udhëtarët që vijnë nga një “zonë rreziku”, përfshirë BE-në, do të duhet të paraqesin një test negativ për COVID-19 për të hyrë në Holandë.

“Nga mesnata e 29 dhjetorit të gjithë udhëtarët që mbërrijnë me avion në Holandë duhet të paraqesin një test PCR negativ të kohëve të fundit”, njoftoi qeveria holandeze në një deklaratë.

Këtë të mërkurë, të gjitha vendet e botës u paraqitën si zona të mundshme rreziku në hartën e Ministrisë holandeze të Punëve të Jashtme.

Kjo për shkak të epidemisë së COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat