1 252 vjet burgim për gazetarët nga viti 2016 në Turqi

Evropë

1 252 vjet burgim për gazetarët nga viti 2016 në Turqi

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Instituti Ndërkombëtar i Medies ka publikuar një raport me numrin total të viteve të burgosjes së gazetarëve në Turqi nga viti 2016.

Sipas këtij instituti gazetarët në Turqi janë dënuar me 1252 vjet burg që nga viti 2016.

Sipas këtij instituti gazetarët në Turqi janë dënuar me 1252 vjet burg që nga viti 2016.

79 gazetarë janë të burgosur në Turqi, ndërsa 170 media janë mbyllur në këtë shtet që nga viti 2016.

Gazetari turk Can Dundar, i cili jeton në mërgim në Gjermani, është dënuar në Stamboll për spiunazh dhe mbështetje terrorizmi. Dy aktgjykimet kundër Can Dündar dalin nga procesverbali i gjykatës.

Can Dündar duhet të vuajë 18 vjet dhe nëntë muaj burg, sepse, sipas mendimit të gjykatësve, ai kishte marrë sekrete shtetërore me qëllim  spiunazhi ushtarak dhe politik.

Gjykata e dënoi Dündarin edhe me tetë vjet e nëntë muaj burg të tjera, për mbështetje terroriste, sipas protokollit. Ai u lirua nga akuza për bërjen të njohur të informacionit sekret. Gjykata urdhëroi gjithashtu që Dündari të arrestohet sërish.

Avokatët e gazetarit turk e bojkotuan gjyqin. Ata thanë se nuk dëshironin të legjitimonin një gjykim që tashmë ishte vendosur politikisht.

Shoqata e Gazetarëve Gjermanë (DJV) e kritikoi vendimin kundër gazetarit turk Can Dündarit si “akt barbarie”. “Dündari ka hulumtuar, raportuar dhe zbuluar – kjo është një gazetari e mirë, por jo krim,” tha në Berlin kryetari federal i DJV Frank Überall.

“Në vendet e lira ka çmime gazetarësh për këtë, në Turqi ka burgje.” Në këtë kontekst, ai u kërkoi autoriteteve gjermane të sigurisë mbrojtjen e plotë të gazetarit: “Një rrëmbim i kolegut tonë dhe dërgimi i tij në Turqi duhet të parandalohet me të gjitha mjetet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat