Qeveria skoceze: Brexit ndodhi kundër vullnetit tonë, koha që të pavarësohemi

Evropë

Qeveria skoceze: Brexit ndodhi kundër vullnetit tonë, koha që të pavarësohemi

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 18:15
Nicola Sturgeon

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje tregtare pas Brexit, e cila i ka dhënë fund mosmarrëveshjeve mbi të drejtat e peshkimit dhe rregullat e ardhshme të biznesit.

Megjithëse se Anglia dhe Irlanda e Veriut përshëndetën nënshkrimin e marrëveshjes, Skocia po e kundërshton duke pohuar se është arritur përkundër vullnetit të tyre, raporton bbc.

Ministrit të Parë Skocez, Nicola Sturgeon pohon se “Para se rrotullimi të fillojë, ia vlen të kujtohet se Brexit po ndodh kundër vullnetit të Skocisë”.

“Dhe nuk ka asnjë marrëveshje që do të kompensojë ndonjëherë atë që Brexit na merr. Është koha për të skicuar të ardhmen tonë si një komb i pavarur, evropian”, pohoi ajo.

Ndërkohë, kryeministri britanik, Boris Johnson dhe homologu irlandez, Micheal Martin, kanë pohuar se kanë arritur marrëveshjen më të mirë mundshme për të dyja palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat