Marrëveshja BE-BM: Kush janë humbësit dhe fituesit e BREXIT-it?

Evropë

Marrëveshja BE-BM: Kush janë humbësit dhe fituesit e BREXIT-it?

Nga: D.G. Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 08:45
Pamje nga Doveri

Dokumenti me 2,000 faqe me përmbajtjen teknike dhe ligjore të marrëveshjejes së vështirë ende nuk është analizuar nga afër, por disa pika sugjerojnë se kush është fituesi ose, më saktë, humbësi më i vogël, kur bëhet fjalë për rezultatet e marrëveshjes përfundimtare midis Londrës dhe Brukselit mbi rregullat dhe kushtet, të cilat do të vlejnë në marrëdhëniet e reja midis dy palëve.

Sepse realisht, në një divorc midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian, nuk ka fitues të vërtetë, pa marrë parasysh se cila palë pretendon. Mediat britanike janë të kujdesshme, por disa janë inkurajuar të ndiejnë diçka krahas distanicimit për "krehje më të kujdesshme të dokumenteve".

Peshkatarët +/-

Brexit kryesisht ka shkelur peshkatarët evropianë, por marrëveshja përfundimtare ende duket më afër kërkesave evropiane. Në fakt, për pesë vjet e gjysmë të parë, kuotat e peshkimit në ujërat britanike do të ulen me 25 përqind, gjë që do t'u japë atyre dhe qeverive evropiane kohë për të zhvilluar një plan b për peshkatarët evropianë dhe familjet e tyre.

Gjithashtu, pas asaj periudhe, ata do të mund të peshkojnë në ujërat midis gjashtë dhe 12 milje detare nga vija bregdetare britanike. Pas kësaj, kuota e lejuar e peshkimit besohet të pritet me 35 përqind, që është më afër 25 përqind sa ka kërkuar BE-ja, në krahasim me pozicionet fillestare të Britanisë për ulje prej 60 përqind të peshkimit. Nga ana tjetër, BE-ja ka kërkuar një periudhë tranzitore prej 14 vjetësh, kështu që atyre iu desh të dorëzoheshin nën presionin britanik.

Eksportuesit +

Meqenëse është rënë dakord të tregtohet me normë tarifore zero dhe pa kuota për produktet, ky është një lajm i mirë për eksportuesit. Në këtë rast, Londra mund të pretendojë të jetë fituesi në negociata sepse BE-ja përfaqëson 51 përqind të tregut për kompanitë britanike dhe tregu britanik është destinacioni për 43 përqind të produkteve evropiane.

Irlanda e Veriut +

Siç tha kryeministri irlandez Michael Martin më parë, nuk ka Brexit të mirë për Irlandën e Veriut. Por Martini mgjithatë tha se është arritur një "kompromis i mirë" që do të lejojë "tregtia e qetë" me Britaninë të vazhdojë, ndërsa Irlanda e Veriut do të mbetet pjesë e tregut të unik. Më e rëndësishmja, u shmang opsioni i kufirit të fortë midis Irlandës së Veriut dhe Irlandës. Kompanitë e Irlandës së Veriut do të kenë avantazh ndaj atyre britanike.

Siguria e qytetarëve +

Megjithëse BE-ja ka qenë e prerë se vendet jo-BE nuk mund të kenë qasje në Platformën e Përbashkët Evropiane të Sigurisë ose qasje në informacion, qeveria e Boris Johnsonit thotë se ka arritur marrëveshje mbi shkëmbimin e shpejtë dhe efikas të të dhënave si ADN, shenjat e gishtave dhe regjistrimet e makinave. Sidoqoftë, kjo për Mbretërinë e Bashkuar është më e mirë se sa, në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje, të mbetej pa qasje të plotë. Por pritet krehja e mëtjeme e dokumentit në lidhje me këtë temë.

Prodhuesit skocez të patates -

Nicola Sturgeon, udhëheqëse skocez, ka kritikuar ashpër kushtet e marrëveshjes kur bëhet fjalë për fermerët skocezë që eksportojnë patate dhe të cilët janë një nga prodhuesit më të mëdhenj të patates nga e cila prodhohen produkte si patatinat. Sturgeon akuzoi Londrën për tradhti të fermerëve Skocezë dhe se marrëveshja është katastrofike për ta. Produkti i tyre është një nga të paktët që nuk do të përfshihet në tregtinë e lirë me vendet e BE-së. Një e pesta e patateve të tyre shkon në tregun e BE-së. Sturgeon përsëriti se Brexit u imponua në Skoci dhe tashmë ka njoftuar disa herë një referendum për largimin nga Britania e Madhe.

Fermerët -

Nga Uellsi, nga shoqatat e atjeshme u dëgjua se megjithëse nuk do të ketë tarifa ose kuota për produktet e tyre, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë kosto shtesë për vetë fermerët. Përkundrazi, ata po mbështeten në rritjen e kostos për shkak të kostove të reja jo-doganore prej katër deri në tetë përqind.

Studentët - / +

Studentët britanikë nuk do të marrin më pjesë në programin e shkëmbimit të studentëve Erasmus sepse është "jashtëzakonisht e shtrenjtë", sipas Boris Johnsonit, por do të zbatohet programi alternativ Turing Scheme.

Turistët britanikë dhe qasja e BE-së në shëndetësi -

Turistët britanikë potencialisht do të mbërtheheshin në shtëpi - ata që synuan të udhëtonin në kontinent pas 31 dhjetorit në epokën e pandemisë. Sidoqoftë, në fillim nuk ishte e qartë nëse dhe për sa kohë do të kishin qasje në kujdesin shëndetësor në vendet e BE-së siç kishin si anëtarë të shtetit anëtar të BE-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat