Stuhia Bella shkakton vërshime masive në Angli

Evropë

Stuhia Bella shkakton vërshime masive në Angli

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 15:34
Angli

Disa pjesë të Anglisë janë përfshirë nga vërshimet masive. Meteorologët kanë paralajmëruar se moti i lig do të vazhdojë edhe të shtunën në mbrëmje. Stuhia Bella ka sjellë reshje të mëdha të shiut.

Reshjet e mëdha bënë që Lumi Great Ouse të dilte nga shtrati në Bedfordshire dhe Cambridgeshire. Mbi 1.300 banorë që jetojnë afër këtij lumi u këshilluan që të largohen nga shtëpitë, pasi niveli i ujit është duke u rritur, shkruan Daily Mail.

Një grua tregoi se si kishte vetëm një orë kohë që t’i largonte gjësendet e babait të vet para se uji të fillonte të depërtonte nëpër mure.

Image

Reshje të reja priten të dielën dhe të hënën në Bedfordshire dhe kjo zonë është në mesin e tri vendeve ku është ngritur alarmi për vërshime të rënda.

Byroja e Meteorologjisë tha se në Uells dhe në pjesën jugperëndimore të Anglisë priten reshje të reja në mbrëmjen e së shtunës dhe të dileën, kur Stuhia Bella t’i përfshijë këto pjesë.

Image

Autoritetet kanë paralajmëruar edhe për erë të fuqishme, e cila mund të shkaktojë pengesa në trafik. Paralajmërimi vlen për tërë territoret e Anglisë dhe Uellsit si dhe për pjesën jugore të Skocisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat