Ministri zviceran i shëndetësisë, Berset: Gabuam me lehtësimin e masave kundër COVID-19

Evropë

Ministri zviceran i shëndetësisë, Berset: Gabuam me lehtësimin e masave kundër COVID-19

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 21:04
Alain Berset

Ministri i Shëndetësisë i Zvicrës, Alain Berset pranoi sot se qeveria bëri një gabim kur lehtësoi masat kufizuese për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Sipas tij, kjo rezultoi në një nga nivelet më të larta të infeksionit në Evropë, raporton radioschweizer.

Berce tha se qasja zvicerane vë theksin në përgjegjësinë personale, por pranoi se ajo nuk funksionoi.

Ai gjithashtu vlerësoi se virusi nuk do të zhduket shpejt, përkundër vaksinimit të ardhshëm.

Ndryshe, 428 shtetasë zviceranë deri më tani janë infektuar gjersa kanë vdekur 6534 persona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat