Vaksinohet kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis

Evropë

Vaksinohet kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 14:48
Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis është vaksinuar kundër Covid-19.

Procesi i vaksinimit në tokën helene ka nisur ditën e sotme.

Deri më tani në Greqi janë vaksinuar Presidenti, Kryeministri dhe një infermier 88 vjeçar.

Europa ka nisur shpërnarjen e vaksinave në 27 vendet anëtare të BE.

10 mijë dozat e para iu shpërndanë në fundjavë secilit vend anëtar, një total prej 200 milionë dozash shpresohet të merren brenda shtatorit 2021, ndërsa së bashku me vaksinat e kompanive të tjera doza mendohet se do të mjaftojnë për të vaksinuar të 450 milionë banorët e unionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat