Rreth dy e treta e rusëve nuk duan të vaksinohen me ‘Sputnik V’

Evropë

Rreth dy e treta e rusëve nuk duan të vaksinohen me ‘Sputnik V’

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Më shumë se gjysma e banorëve të Rusisë, apo 58 për qind, nuk duan të imunizohen me vaksinën e kundër COVID-19, “Sputnik V”.

Kështu thuhet në sondazhin Qendrës së pavarur ruse për Hulumtime “Levada Center”, duke shtuar se është rritur numri i rusëve që nuk dëshirojnë ta marrin këtë vaksinë.

Sipas organizatës, në muajin gusht kjo vlerë ka qenë 54 për qind, kurse në muajin tetor, numri i të anketuarve ishte 59 për qind.

Siç raportojnë mediet ruse, 30 për qind e tyre që nuk janë të gatshëm të vaksinohen, thanë se duan të presin deri në fund të provave të vaksinës.

Rreth 30 për qind të të anketuarve thonë se kanë frikë për efektet anësore të vaksinës, kurse 12 për qind frikësohen për kundërindikacione.

Përveç kësaj, 12 për qind e rusëve thonë se, nuk kanë arsye të vaksinohen, ndërsa 10 për qind e kundërshtojnë në tërësi vaksinimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat