Tragjike! Mësoi se ishte pozitiv nga Covid-19, vret veten me armë brenda banesës

Evropë

Tragjike! Mësoi se ishte pozitiv nga Covid-19, vret veten me armë brenda banesës

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 17:01
Ilustrim

Një pensionist 84-vjeçar nga kryeqyteti i Italisë, Romë, pasi mësoi se ishte pozitiv për Covid-19 qëlloi veten me armë në kokë dhe humuoi jetën.

Alarmi u ngrit nga gruaja e tij e cila, pasi dëgjoi burrin të binte përtokë në një dhomë tjetër, e gjeti atë në një pellg gjaku.

Hipoteza e ngritur nga policia është ajo e tentimit të vetëvrasjes, shkaktuar pikërisht nga zbulimi i pozitivitetit ndaj infeksionit.

Shumë njerëz në botë nuk po e përballojnë dot nga ana psikologjike pandeminë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tij, në një vilë në Axa, në Komunën 10-të të Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat