Vuçiqi ka kërkuar përjashtimin e Tanja Fajonit?

Evropë

Vuçiqi ka kërkuar përjashtimin e Tanja Fajonit?

Nga: D.G. Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 09:11
Tanja Fajon

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuqiç dyshohet se i ka vënë kusht të prerë Parlamentit Evropian për të vazhduar dialogun midis qeverisë dhe opozitës për kushtet e zgjedhjeve nën kujdesin e PE-së - që Tanja Fajon të mos jetë pjesë e procesit të negociatave, thuhet sipas gazetës "Danas" në qarqet politike.

Gazeta përfundon se nuk kanë qenë në gjendje të verifikojnëë këtë konstatim në Parlamentin Evropian për shkak të festave të Krishtlindjeve sipas kalendarit Gregorian. Burimet e gazetës thonë se Parlamenti Evropian ka hedhur poshtë këtë kërkesë.

Sipas gazetës, kryetari i Serbisë dhe i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq, ka vënë kusht për të përjashtuar Tanja Fajonin nga dialogu, sepse ai ishte i pakënaqur me pjesëmarrjen e saj në raundin e mëparshëm të bisedimeve, kryesisht për shkak të kritikave të Fajon, veçanërisht për kushtet zgjedhore në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale në qershor 2020

Si kryetare e Këshillit të Parlamentit Evropian për Stabilizim dhe Asociim të Serbisë dhe BE-së, Fajon ndoqi ngjarjet në politikën Serbe edhe nga ai pozicion.

Ajo pritet të jetë përsëri në ekipin evropian për negociata, si përfaqësuese e Socialistëve dhe Demokratëve në PE, së bashku me Vladimir Bilçikun, raportuesin e PE-së për Serbi dhe anëtar i Partisë Popullore Evropiane në pushtet.

Gazeta përkujton se SNS-ja është anëtare e asociuar e ENP-së.

Nëse Fajon përjashtohet përfundimisht, sepse ajo lë të kuptohet se dëshironte të merret me vendet e tjera të Ballkanit, atëherë grupi i saj parlamentar i Socialisëvet dhe Demokratëve do të jepte një përfaqësues të ri për dialogun mbi kushtet e zgjedhjeve.

Bashkëbiseduesit e "Danas"-it për këtë temë tregojnë se qeveria në Serbi nuk ka kapacitet për të vendosur kushte të tilla, dhe as nuk duhet ta bëjë këtë nëse dëshiron sinqerisht negociata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat