Media kroate: Fitore e madhe e Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi

Evropë

Media kroate: Fitore e madhe e Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi

Nga: B.S. Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 12:14
Manifestim i KOS-it në Mal të Zi

Portali kroat Index lajmin për ndryshimin e ligjit për liritë fetare në Mal të Zi, i cili u miratua sot herët më mëngjes, e ka quajtur "Fitore e madhe e Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi".

Lajmi bën të ditur se shumica e re parlamentare në pushtet e Malit të Zi miratoi ndryshimet në Ligjin për lirinë e fesë dy orë pas mesnatës, të cilat, siç thonë ata, ishin përgatitur nën ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe.

Ata vërejnë se opozita bojkotoi seancën parlamentare dhe pretendoi se nuk kishte kuorum për mbajtjen e seancës. Më tej thuhet se miratimi i ndryshimeve në ligj u shoqërua me duartrokitje nga deputetët në pushtet, ndërsa deputetët e opozitës mbajtën konferencë shtypi në hollin e parlamentit malazes, duke pretenduar se Kushtetuta e Malit të Zi është "shkelur" dhe se vendimet e parlamentit janë të paligjshme dhe të pavlefshme.

Ligji i ndryshuar shfuqizoi ndryshimin në statusin e pronës kishtare, e cila, siç thonë ata, do të thotë se ajo mbetet në posedim të Kishës Ortodokse Serbe dhe shteti, nëse dëshiron ta regjistrojë atë pronë si të veten, mund të shkojë në gjykatë, shkruan Index.hr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat