Tërmeti i fuqishëm në Kroaci, momenti kur një burrë nxirret “nga vetura e varrosur nën rrënoja” – djali i tij ishte me të

Evropë

Tërmeti i fuqishëm në Kroaci, momenti kur një burrë nxirret “nga vetura e varrosur nën rrënoja” – djali i tij ishte me të

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 13:27
Tërmeti në Kroaci

Sot, Kroacia u godit nga një tërmet i fortë me një madhësi prej 6.3 të shkallës Rihter.

Por, sipas mediave kroate, duket se situata më e rëndë është në Petrinja.

Aty, një numër i madh i shtëpive dhe ndërtesave u shkatërruan.

Dhe derisa vijnë të dhënat dhe pamjet e para nga ky vend, në njërën nga to shihen zjarrfikësit të cilët arritën të shpëtonin babanë dhe fëmijën nga rrënojat, të cilët mbetën të bllokuar në makinë.

Operacioni i shpëtimit u shoqërua me duartrokitje, dhe sipas informacioneve të para, ai është mirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat