MPB e Kroacisë: Gjashtë të vdekur dhe të paktën gjashtë të plagosur rëndë

Evropë

MPB e Kroacisë: Gjashtë të vdekur dhe të paktën gjashtë të plagosur rëndë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 18:54
Kroaci

Ministria e Brendshme e Kroacisë konfirmoi sonte se në tërmetin e sotëm shkatërrues me fuqi 6,2 ballë me epiqendër afër Petrinjes, gjashtë persona humbën jetën, të paktën gjashtë të tjerë u plagosën rëndë, dhe kërkimi në rrënoja është ende duke vazhduar.

"Megjithëse kërkimi për rrënojat është duke vazhduar, ne jemi të trishtuar të raportojmë informacion në lidhje me viktimat: një vajzë në Petrinja dhe pesë burra në Majske Polane," njoftoi Ministria e Brendshme kroate në Twitter.

Përveç kësaj, të paktën gjashtë persona u plagosën rëndë dhe 20 të tjerë kaluan me lëndime të lehta trupore.

"Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve," thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Tërmeti shkatërrues, i cili u ndie sot në të gjithë Kroacinë në orën 12.19, dyshohet të ketë shkaktuar dëme të mëdha materiale, njofton Instituti Sizmologjik i Kroacisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat