​Dronët e Ushtrisë kroate ndihmojnë pas tërmetit

Evropë

​Dronët e Ushtrisë kroate ndihmojnë pas tërmetit

Më: 2 janar 2021 Në ora: 19:20
Kroaci

Fluturaket pa pilot të Regjimentit të Inteligjencës së Ushtrisë kroate po ndihmojnë zonat e prekura nga tërmeti pranë Petrinjes në riparimin e dëmit, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

Detyra e tyre kryesore, tha komandanti i Regjimentit të Inteligjencës, kolonel Zvonimir Rogiq, ishte të regjistronin objektet dhe të siguronin mbështetje informacioni për forcat tokësore në përcaktimin e pikave kritike dhe zbulimin e personave të vdekur.

Kështu, dronët e "nivelit më të lartë" u dërguan në zonën e prekur - "Orbiter 3" dhe të tjerët, tha Rogiq, raporton agjencia e lajmeve kroate Hina.

Ai theksoi se këto pajisje gjithashtu raportuan bllokime të herëpashershme të trafikut, andaj është më lehtë të rregullohet furnizimi i popullatës me rrugë të tjera.

Në fazën e parë, dronët mundësuan zbulimin e ndërtesave të dyshimta të prira për shembje dhe në fazën e dytë, u krye një studim sistematik i të gjithë zonës më të gjerë.

Faza e dytë përfshin vëzhgimin e qyteteve dhe fshatrave për të përcaktuar në detaje dëmtimin e ndërtesave, me të dhëna të sakta gjeografike për vendin ku ndodhen, në mënyrë që të krijohej një hartë e dëmit të shkaktuar nga tërmeti i javës së kaluar.

Kjo fazë është jashtëzakonisht e rëndësishme për procedurën e rehabilitimit që vijon, vlerësimin e dëmit dhe prishjen e mundshme të disa objekteve, tha komandanti i Regjimentit të Inteligjencës, duke shtuar se dronët u përdorën për herë të parë pas tërmetit në Zagreb në mars 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat