222 plumba mbi policët/ Të afërmit kërkojnë të rihapen hetimet

Evropë

222 plumba mbi policët/ Të afërmit kërkojnë të rihapen hetimet

Më: 3 janar 2021 Në ora: 16:20
Andrea Moneta, Mauro Mitilini e Otello Stefanini

Në pritën e 4 janarit 1991, në periferi të Bolonjës, humbën jetën tre karabinierë të rinj tek të 20-at. Vrasësit e bandës së Uno Bianca-s po i prisnin për t’i masakruar.

Një breshëri prej 222 plumbash ra mbi Andrea Moneta-n, Mauro Mitilini-n e Otello Stefanini-n. Sot, 30 vjet më vonë, vëllai i njërit prej policëve, Ludovico Mitilini, kërkon të rihapen hetimet, sepse është i bindur që me rindërtimin e ngjarjes, do të dalin në dritë disa elemente të reja e mjaft të rëndësishme.

“Jemi përballur me një të vërtetë të gjymtuar”, thotë Mitilini. “Ajo ka disa anë të errëta dhe për këtë arsye, pjesëtarë të familjes do të bëjnë një kërkesë zyrtare për të rihapur hetimet”, shton ai. Sipas vëllait të Mauro-s, në vendimin e vitit 1997 mbi bandën që terrorizoi Bolonjën nga 1987-ta deri në 1994-tën, “ka elementë që shkaktojnë pështjellim, dëshmi kjo e faktit se nuk janë vlerësuar ashtu sic duhet”.

Ludovico e vë theksin te një urdhëresë nga kreu i policisë së Bolonjës, i cili kërkoi “një mbikëqyrje fikse të policisë përpara ish-shkollës Romagnoli, që ishte goditur ditët e mëparshme nga një koktej Molotov”. Kjo e bën edhe më të paqartë faktin se përse u zhvendosën karabinierët në një rrugë, e cila ishte shumë larg objektivit që duhej vëzhguar.

Familjaret nuk i bind as variani që lideri i grupit kriminal, Savi dha para gjykatës duke thënë se policët u vranë që t’i merreshin armët, pasi sipas Mitilinit, anëtarët e kësaj bande kishin një dispozicion një arsenal të tërë, ndaj nuk kishte përse të vidhnin armë nga karabinierët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat