Mutacioni britanik i koronavirusit i pranishëm edhe në Paris

Evropë

Mutacioni britanik i koronavirusit i pranishëm edhe në Paris

Më: 5 janar 2021 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Në Francë  janë konfirmuar rreth 10 raste të variantit të ri të koronavirusit, i cili u identifikua për herë të parë në Britani, tha sot Ministri rrancez i Shëndetësisë Olivier Veran.

“Ky variant i virusit është gjithashtu i pranishëm në Paris,” i tha menaxheri i përgjithshëm i sistemit spitalor të Parisit sot për televizionin France 2.

Ministri i Shëndetësisë theksoi gjithashtu, duke folur në stacionin RTL, se niveli i lartë i rasteve të koronavirusit në Francë e bën të pamundur që kufizimet e aplikuara aktualisht kundër Covid-19 të lehtësohen.

Veran gjithashtu njoftoi se Franca po shtrin vaksinimet ndaj zjarrfikësve dhe punonjësve shëndetësorë mbi moshën 50 vjeç. “Ne do të zgjerojmë, përshpejtojmë dhe thjeshtojmë strategjinë tonë të vaksinimit,” i tha Veran RTL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat