Çekia zgjat bllokimin antiCOVID-19

Evropë

Çekia zgjat bllokimin antiCOVID-19

Më: 7 janar 2021 Në ora: 20:18
Çekia

Republika Çeke njoftoi sot zgjatjen e masave ekzistuese të bllokimit në një përpjekje për të frenuar pandeminë e koronavirusit të ri.

“Niveli më i lartë i alarmit për COVID-19 do të zbatohet fillimisht deri më 22 janar, por një shtrëngim i mëtejshëm i masave nuk mund të përjashtohet”, tha ministri i Shëndetësisë, Jan Blatny.

Aktualisht, lejohen të takohen maksimumi dy persona në publik.

Dyqanet për nevoja jo të përditshme, hotelet, restorantet dhe institucionet kulturore janë të mbyllura.

Gjithashtu, ekziston edhe një shtetrrethim nate në fashën orare 21:00-05:00, raporton ATSh.

Autoritetet regjistruan 17 668 raste pozitive brenda 24 orëve të fundit.

Qeveria njoftoi dje se shumica e krematoriumeve të vendit janë në kapacitetin e tyre maksimal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat