Numri i madh i të infektuarve, Suedia miraton ligjin për të mbyllur biznese të caktuara

Evropë

Numri i madh i të infektuarve, Suedia miraton ligjin për të mbyllur biznese të caktuara

Më: 8 janar 2021 Në ora: 14:51
Suedia

Autoritetet shëndetësore në Suedi kanë regjistruar 7,187 raste të reja të koronavirusit që nga e enjtja, sipas Reuters.

Vendi regjistroi 171 vdekje të reja, treguan të dhënat e agjencisë së shëndetit publik të Premten, duke e çuar gjithsej në 9,433.

Agjencia shëndetësore ka thënë që statistikat gjatë periudhës së Krishtlindjes janë më pak të besueshme se zakonisht sepse kryhen më pak teste dhe për shkak të vonesave në raportimin e vdekjeve.

Më herët të premten, parlamenti suedez miratoi një ligj të ri për pandeminë që i jep qeverisë fuqinë për të mbyllur biznese të caktuara ose për të kufizuar numrin e vizitorëve dhe orët e hapjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat