Gara e skulpturave prej akulli

Evropë

Gara e skulpturave prej akulli

Më: 9 janar 2021 Në ora: 20:03
Rusi

Kubat e akullt janë shndërruar në skulptura të veçanta në Perm të Rusisë.

Në këtë qytet rus është mbajtur gara e skulpturës më të mirë prej akullit dhe ka tubuar pjesëmarrës nga 14 qytete të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Duke punuar në çift pjesëmarrësit kanë krijuar 15 skulptura prej akulli.

Një qind metra kubik akull është tubuar për këtë garë, njofton AP.

Ekipet kanë pasur pesë ditë kohë për të kompletuar skulpturën e tyre që është dashur të jetë së paku tre metra e lartë nga niveli i podiumit.

Juria ka vlerësuar kuptimin, origjinalitetin e idesë dhe aftësitë teknike të garuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat