Parlamenti gjerman rrit sigurinë pas trazirave në Kongres në SHBA

Evropë

Parlamenti gjerman rrit sigurinë pas trazirave në Kongres në SHBA

Më: 10 janar 2021 Në ora: 12:46
Parlamenti gjerman

Masat e sigurisë janë rritur në parlamentin e Gjermanisë pas trazirave në Kongresin në SHBA këtë javë.

Presidenti i Bundestagut të Gjermanisë, dhomës së ulët të parlamentit gjerman, i ka njoftuar deputetët për shtimin e masave të sigurisë, njofton “Bild am Sonntag”.

“Policia e Berlinit ka aranzhuar shtimin e forcave të sigurisë rreth ndërtesës së Reichstagut”, ka shkruar Wolfgang Schaeuble, në një letër drejtuar deputetëve.

Zëdhënësja e Bundestagut ka konfirmuar se Schaeuble u ka shkruar letër deputetëve për t’i informuar për situatën, por nuk ka komentuar më tutje.

“Bild am Sonntag” po ashtu ka raportuar se Schaeuble i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme një raport për dhunën në Washington dhe “të qartësojë me qeberinë federale dhe shtetin e Berlinit se çfarë konkludime duhet të merren për sigurinë në Bundestag”.

Përkrahësit e zemëruar pro-Donald Trump, të mërkurën u futën në Kongresin në SHBA, ku po certifikohej rezultati i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Pesë persona kanë vdekur nga trazirat, përfshirë një polic.

Në Berlin, protestuesit kundër masave të vendosura nga Qeveria për ta luftuar pandeminë, ishin ngjitur deri në shkallët e ndërtesës së parlamentit në gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat