Suedia miraton ligjin e parë për pandeminë

Evropë

Suedia miraton ligjin e parë për pandeminë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Një ligj i ri ka hyrë në fuqi në Suedi, duke u dhënë ministrave fuqi për të mbyllur vendet, përfshirë dyqanet, palestrat dhe kinematë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Masat u votuan përmes parlamentit në Stokholm, pasi politikanëve ju kërkua që të ndërpresin para kohe pushimet dimërore

Nga fillimi i pandemisë, Suedia mori një qasje tjetër ndaj pjesës tjetër të Evropës me një fokus në udhëzimet vullnetare të hartuara për të zgjatur muaj më tepër sesa javë; në vend që të hyjnë e të dalin nga bllokimi.

Image

Por ky ligj i ri lejon qeverinë të fusë masa shumë më të rrepta ndërsa vendi lufton me disa nga nivelet më të larta të infeksionit të coronavirusit në BE.

Ministrat kanë njoftuar tashmë një ndalim të më shumë se tetë personave në vendet e rezervuara të ndejave private – nga sallat e ngrënies në dhomat e përbashkëta në blloqet e apartamenteve.

Autoritetet lokale do të kenë fuqinë të gjobisin bizneset që nuk ndjekin rregullat, ose t’i detyrojnë ato të mbyllen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat