Kryeministri italian i bindur: Po vie vala e re e koronavirusit, kemi nevojë për masa mbrojtëse shtesë

Evropë

Kryeministri italian i bindur: Po vie vala e re e koronavirusit, kemi nevojë për masa mbrojtëse shtesë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 12:39
Giuseppe Conte

Në Itali po vazhdon përcjellja e të dhënave epidemiologjike brenda 24 orëve, për faktin se është kryer gati gjysma e testimeve të qytetarëve me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 12 mijë raste të reja me coronavirus dhe 448 tjerë që kanë humbur jetën nga infeksioni i COVID-19.

Gjendja reale e përhapjes së coronavirusit tregon një përqindje të lartë të infeksionit – 13.7 të testuarve kanë rezultuar pozitiv.

Në anën tjetër kryeministri italian Giuseppe Conte gjatë një interviste televizive, ka thënë se mund të pritet një valë e re e pandemisë, pasi që është përfshirë edhe Britania e Madhe, Franca e Gjermania.

Ai ka paralajmëruar masa të reja për ta luftuar infeksionin e coronavirusit. Me fjalë tjera, edhe muajve në vazhdim qytetarët e këtij vendi do të duhet të bashkëjetojnë me virusin dhe masat kufizuese. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat