Shoferi rus tenton të kalojë binarët, goditet nga treni

Evropë

Shoferi rus tenton të kalojë binarët, goditet nga treni

Më: 12 janar 2021 Në ora: 14:06
Foto

Një shofer i padurueshëm në Rusi e ka pësuar keq kur tentoi të injoroj urdhrat e trafikut – duke tentuar të kalojë binarët pavarësisht që ngjyra e kuqe në semafor ishte ndezur dhe paralajmëronte ardhjen e trenit.

Kamera brenda një veture të ndalur ka kapur momentin kur shoferi i një veture në rajonin Voronezh të Rusisë, afrohet me shpejtësi të madhe pranë binarëve dhe tenton të kalojë në anën tjetër të rrugës.

Por duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë, pasi në momentin që shkel mbi binarë treni e godet me fuqi të madhe duke e dërguar në anën tjetër të rrugës.

Nuk dihet nëse shoferi i ka shpëtuar vdekjes, ndërsa pamjet janë publikuar me qëllim që të rritet vetëdija e qytetarëve dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat