Kryeministri grek letër Ursula Von der Leyen/ Kërkon lehtësimin e lëvizjes së njerëzve

Evropë

Kryeministri grek letër Ursula Von der Leyen/ Kërkon lehtësimin e lëvizjes së njerëzve

Më: 12 janar 2021 Në ora: 15:31
Kyriakos Mitsotakis, Ursula Von der Leyen

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një letër presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, duke i propozuar BE-së që të ketë një certifikatë vaksinimi , në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e lirë të njerëzve që janë vaksinuar kundër Covid-19 .

Referuar letrës theksohet se është urgjente të miratohet një kuptim i përbashkët se si duhet të strukturohet një çertifikatë vaksinimi në mënyrë që të jetë e pranueshme nga të gjitha shtetet anëtare.

Kryeministri Mitsotakis shprehet se sigurimi i rikthimit sa më të shpejtë të mundshëm të lëvizjes së lirë është një përparësi themelore për të gjithë.

“Kjo mund të tingëllojë e thjeshtë, por përvoja e gjatë që kemi për zhvillimin e një PLF (Formulari i Gjurmimit të Pasagjerëve) të përbashkët na ka treguar se ekziston një nevojë urgjente për një nivel të lartë të mobilizimit në nivelin e BE-së në mënyrë që gjërat të ecin përpara”, shkruan Mitsotakis.

Letra i drejtohet presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ku shpresohet të  arrihet sa më shpejt në një mirëkuptim të përbashkët midis vendeve të BE-së për krijimin e një certifikate të përbashkët të vaksinimit, e cila më pas do t’i hapi rrugë lëvizjes së lirë së qytetarëve, duke liruar në këtë mënyrë edhe ekonominë  dhe industrinë e turizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat