Ndodh në Francë: Kjo grua që tri vjet po mundohet ta bindë shtetin se është gjallë

Evropë

Ndodh në Francë: Kjo grua që tri vjet po mundohet ta bindë shtetin se është gjallë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 15:45
Jeanne Pouchain

Jeanne Pouchain vërehet se është e gjallë dhe mirë. Sidoqoftë, autoritetet franceze duket se nuk janë të bindura për këtë.

Pasi u shpall e vdekur nga një gjykatë, zonja Pouchain i kaloi tri vjet duke u munduar që të bëhet përsëri zyrtarisht e gjallë.

Gruaja 58 vjeçe nga Saint-Joseph, afër Lyonit, nuk ka ekzistuar në sytë e administratës franceze që nga viti 2017, pas një mosmarrëveshjeje të gjatë ligjore ku është e përfshirë një ish-punëtore në kompaninë e saj të pastrimit.

“Shkova të takohem me një avokat, i cili më tha se problemi do të zgjidhej shpejt, pasi kisha qenë te mjeku. Ai vërtetoi se unë isha ende gjallë, por për shkak që ka pasur një vendim, kjo nuk mjaftonte”, tha ajo para gazetarëve lokalë, shkruan The Guardian.

Avokati i saj, Sylvain Cormier, gjithashtu ka mbetur i habitur nga shpallja e gjykatës. “Është tregim i çmendur. Nuk mundja ta besoja. Kurrë s’kam menduar se një gjykatës do ta shpallte dikë të vdekur pa certifikatë, por paditësja pretendoi se zonja Pouchain është e vdekur, pa ofruar ndonjë dëshmi, dhe të gjithë i besuan asaj. Askush nuk kontrolloi”, tha avokati.

Në vitin 2016, duke besuar se zonja Pouchain është e vdekur, një gjykatë apeli i urdhëroi bashkëshortin dhe djalin e kësaj gruaje që t’ia paguajnë dëmet një ish-punëtoreje pasi raportohet se nuk e kishte lënë të largohej nga puna, duke ia shkaktuar humbjen e një kontrate.

“Unë nuk kam letra identiti, nuk kam sigurim shëndetësor, nuk mund t’ua dëshmoj bankave se jam gjallë. Unë jam asgjë”, tha zonja Pouchain.

“Ishte koha që dikusht të thoshte ndalni. Nëse nuk luftoj unë, askush nuk do të luftojë për mua”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat