Një grua 106-vjeçare merr vaksinën kundër koronavirusit

Evropë

Një grua 106-vjeçare merr vaksinën kundër koronavirusit

Më: 13 janar 2021 Në ora: 18:29

Një grua 106-vjeçare nga North Yorkshire të Britanisë së Madhe mori vaksinën e koronavirusit të martën dhe besohet të jetë personi më i vjetër në botë që vaksinohet kundër COVID-19.

Olive, e cila nuk donte të tregonte mbiemrin e saj, erdhi në zyrën e spitalit në qytetin e vogël të Huxby, afër Jorkut.

Vajza e saj Janet, e cila ishte në shoqërim, tha se Olive pranoi të fotografohej në mënyrë që të inkurajonte botën për t'u vaksinuar, raportoi BBC.

Ajo shtoi se nëna e saj beson se një vaksinë është e nevojshme për të mposhtur "këtë virus të tmerrshëm".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat