​Në Turqi fillon imunizimi me vaksinën kineze

Evropë

​Në Turqi fillon imunizimi me vaksinën kineze

Më: 14 janar 2021 Në ora: 11:58
​Në Turqi fillon imunizimi me vaksinën kineze

Turqia filloi programin e saj të vaksinimit kundër COVID-19 sot dhe së pari do të imunizojë punonjësit shëndetësorë në spitalet në të gjithë vendin.

Fillimi i sotëm i programit kombëtar të vaksinimit u parapri nga miratimi i organeve rregullatore turke për vaksinën e prodhuar nga kompania kineze Sinovac Biotek.

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë dhe anëtarët e trupit këshillues shkencor të vendit morën dozat e para të vaksinës para kamerave televizive, menjëherë pas miratimit të rregullatorit, raporton AP.

Personat mbi 65-vjeç janë grupi tjetër i popullatës në të cilën, sipas planit, do të kryhet imunizimi, pas punonjësve shëndetësorë.

Turqia mori dërgesën e parë të vaksinës Sinovac muajin e kaluar, e cila përbëhej nga 3 milionë doza dhe vendi pritet të marrë një total prej 50 milionë doza të vaksinës, efektiviteti i së cilës po diskutohet aktualisht.

Studiuesit në Brazil javën e kaluar vendosën që vaksina të ishte 78 për qind efektive në mbrojtjen nga sëmundja simptomatike, por këtë javë ata lëshuan të dhëna që tregojnë se efektiviteti i përgjithshëm është pak më shumë se 50 për qind në luftimin e COVID-19.

Studiuesit nga Turqia dhe Indonezia gjetën nivele më të larta të efikasitetit, por ato studime ishin shumë të vogla për të qenë përfundimtare.

OBSH rekomandon çdo vaksinë që është të paktën 50 për qind efektive si e dobishme në luftën kundër pandemisë COVID-19, sipas agjencisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat