Gjykata Evropiane do të dëgjojë rastin e Ukrainës lidhur me shkeljen e të drejtave në Krime

Evropë

Gjykata Evropiane do të dëgjojë rastin e Ukrainës lidhur me shkeljen e të drejtave në Krime

Më: 14 janar 2021 Në ora: 17:05
Gjykata Evropiane

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të dëgjojë një pjesë të rastit të sjellë nga Ukraina që pretendon për shkelje të të drejtave në Krime, ka thënë gjykata të enjten.

Abuzimet e pretenduara nga Ukraina përfshirë zhdukje të detyruar, dënim të paligjshëm dhe shtypje të mediave jo-ruse, janë konsideruar të pranueshme dhe do të pasohen nga një gjykim më vonë, thuhet në deklaratë.

Gjykata tha tutje se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për pretendimet e Ukrainës për vrasje dhe gjuajtje e ndalime të gazetarëve të huaj ose konfiskime të pronës së ushtarëve ukrainas.

Marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Rusisë janë përkeqësuar pas aneksimit të Krimesë nga Moska dhe mbështetjes për separatistët në konfliktin Donbass të Ukrainës që ka lënë të vrarë 14,000 njerëz që nga viti 2014.

Kreu i Kremlit, Sergei Aksyonov ka shkruar në rrjete sociale se pretendimet e Ukrainës janë të pavërteta dhe se gjykata duhet të hetojë shkeljen e vërtetë të të drejtave të njeriut të bëra kundër njerëzve të Krimesë nga Ukraina e jo nga Rusia.

Ai tha se vendimet e gjykatës evropiane janë zakonisht të njëanshme dhe të politizuara, raporton Reuters.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmtryo Kuleba e ka quajtur këtë fitore për vendin.

E, gjykata ka thënë se rasti nuk kishte të bënte me atë nëse aneksimi ishte i ligjshëm, por se ishte marrë parasysh prania e shtuar ushtarake e Rusisë në Krime në janar-mars 2014, pa pëlqimin e Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat