Zonja e parë e Francës, në edicion perfekt: E reduktuar, por megjithatë elegante!

Evropë

Zonja e parë e Francës, në edicion perfekt: E reduktuar, por megjithatë elegante!

Më: 14 janar 2021 Në ora: 20:21
Brigitte Macron

Brigitte Macron rrallë mund të shihet në publik këto ditë për shkak të karantinës

Zonja e parë e Francës paraqitet para publikut vetëm kur duhet. Pas një periudhe të gjatë izolimi, është shfaqur në varrimin e gazetarit të njohur francez Olivier Royant.

Edhe pse u përpoq të mos tërhiqte vëmendjen, Brigitte nuk mund të kalonte pa u vënë re.

Zonja e cila gëzon famën si ikonë e madhe mode, edhe këtë herë ka veshur pantallona të zakonshme të zeza, pallto të zezë dhe maskë mbrojtëse të zezë, me shall të zi.

Image

Mirëpo, vetëm një imtësi ka bërë që dukja e saj të jetë shumë elegante.

Fjala është për dorezat e kaltra prej lëkure artificiale.

Ky detaj i vetëm ishte i mjaftueshëm që i gjithë kombinimi ta bënte dukej shumë moderne.

A ju pëlqen dukja e Zonjës së parë Brigitte Macron?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat