Covid-19/ Rriten rastet dhe viktimat në Itali

Evropë

Covid-19/ Rriten rastet dhe viktimat në Itali

Më: 14 janar 2021 Në ora: 20:23
Itali

Në Itali janë regjistruar 17246 raste të reja me koronavirus nga 160585 testime që janë bërë në të gjithë vendin fqinj, përgjat 24 orëve të fundit.

Autoritetet njoftojnë se shkalla e pozitivitetit sot është rritur në 10.7%, 1.7% më shumë se dje. Dje rastet ishin 15774 nga 175429 tamponë.

Viktimat në 24 orët e fundit janë 522, një rritje krahasuar me dje, që ishin 507, ndërsa në total nga fillimi i pandemisë numri i fataliteteve shkon në 80848.

Pacientët në kujdesin intensiv pësuan një ulje me 22 persona (2.557 në të gjithë vendin), ndërsa shtrimet në spitale janë 415 më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat