Merkel: Virusi mund të përmbahet vetëm me masa të përforcuara

Evropë

Merkel: Virusi mund të përmbahet vetëm me masa të përforcuara

Më: 14 janar 2021 Në ora: 22:06
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri thirrje sot në mbrëmje për kufizime të shtrënguara ndjeshëm në Gjermani përballë pandemisë COVID-19.

“Virusi mund të përmbahet vetëm me masa të përforcuara qartë”.

Kështu vlerësoi ajo gjatë një takimi të udhëheqjes së lëvizjes së saj konservatore, CDU, sipas një burimi në takim, raporton ATSh.

Sipas faqes informative të revistës “Der Spiegel” dhe asaj të së përditshmes “Bild”, ndër masat nën studim janë rivendosja e kontrolleve kufitare, si pranverën e kaluar, një përgjithësim i vënies së maskës FPP2 nga popullata, vendosja e teleworking dhe madje edhe mbyllja e transportit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat