I riu vdiq në komisariat/ Protestuesit në Belgjikë sulmojnë makinën e mbretit

Evropë

I riu vdiq në komisariat/ Protestuesit në Belgjikë sulmojnë makinën e mbretit

Më: 15 janar 2021 Në ora: 06:46
Protestuesit

Protestuesit sulmuan makinën e mbretit të Belgjikës, Philippe gjatë trazirave të mbrëmjes së të mërkurës që pasuan vdekjen e një 23-vjeçari në komisariat.

I riu është ndaluar për shkelje të ndalim-qarkullimit, të vendosur ne vend për shkak të pandemisë së koronavirusit. Policia njoftoi se katër efektivë të saj mbetën të plagosur gjatë protestave të dhunshme dhe thanë se kanë vënë në pranga disa persona.

Ministrja e brendshme, Annelies Verlinden i dënoi trazirat duke i cilësuar si “krejtësisht të papranueshme”, por premtoi se ngjarjet që rrethojnë vdekjen e Ibrahima Barrie do të zbardhen plotësisht. Policia pretendon se i riu humbi ndjenjat pak pas mbërritjes në komisariat dhe thotë se menjëherë u lajmëruan shërbimet e urgjencës.

Por avokati i pajtuar nga familja e 23-vjeçarit, Alexis Deswaef, këmbëngul se i riu është lënë duke vdekur në tokë për të paktën 5 minuta pa iu dhënë asnjë lloj ndihme. Një hetim është hapur për vrasje nga pakujdesia, ndërsa për të hedhur dritë mbi ngjarjen priten rezultatet e autopsisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat