Gjermania ka tashmë 2 milionë raste me coronavirus

Evropë

Gjermania ka tashmë 2 milionë raste me coronavirus

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:17
Foto Ilustrim

Numri i rasteve me coronavirus në Gjermani u rrit në mbi 2 milionë, tregojnë të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se numri i viktimave ka arritur në pothuajse 45 mijë

E alarmuar nga shkalla e lartë e infeksionit, nga shkalla e vdekjeve si dhe mutacionet e fundit të COVID-19, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha në një takim me zyrtarët e lartë nga partia e saj që dëshiron “veprim shumë të shpejtë”.

Për të luftuar pandeminë e coronavirusit Komisioni Evropian ka miratuar deri më tani dy vaksina atë të Pfizer-BioNTech dhe të Moderna-s.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i rasteve globalisht nga virusi vdekjeprurës u rrit në 93.1 milionë derisa janë regjistruar deri më tani 1.9 milion të vdekur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat