Vaksinimi në Evropë, procesi rinis në Francë, në Britani ndihmojnë edhe farmacitë lokale

Evropë

Vaksinimi në Evropë, procesi rinis në Francë, në Britani ndihmojnë edhe farmacitë lokale

Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:19
Britania e Madhe planifikon të vaksinojë 15 milionë njerëz më të riskuar deri në mesin e muajit shkurt.

Qeveria franceze ka rinisur procesin e vaksinimit. Sikundër në shumë shtete fillimisht grupet më të prekura do të jenë të parët që do të marrin dozën e parë. Në këtë spital në periferi të Parisit, 210 pacientë kronikë u injektuan.

"Është një vaksinë jo shumë e vjetër, pra është zbuluar prej pak kohësh.  E sa i përket efekteve anësore, kam një sërë pyetjesh.  Por ka më shumë përfitime sesa dyshime”, u shpreh Marie-Josée Langlois, paciente e dializës e vaksinuar.

Kryeministri francez shprehet optimist për planin e vaksinimit.

"Deri në fund të janarit, do të vaksinojmë më shumë se 1 milionë qytetarë që ishte qëllimi ynë fillestar. Ky rezultat është jo vetëm sepse kemi siguruar më shumë vaksina, por sepse gjithashtu kemi shtyrë për një javë administrimin e dozës së dytë dhe po vërejmë shumë më pak humbje në përdorimin e dozave të marra”, u shpreh Jean Castex.

Franca ndërkohë do të përforcojë shtetrrethimin duke nisur nga ora  6 e pasdites.

Masa hyn ne fuqi ditën e shtune e për të ndaluar përhapjen e virusit, që masë që sipas kryeministrit Jean Castex do të qëndrojë në fuqi për 15 ditë.

Britania e Madhe planifikon të vaksinojë 15 milionë njerëz më të riskuar deri në mesin e muajit shkurt. 

Për të arritur këtë qëllim  disa farmaci lokale  rreth Anglisë  kanë nisur të vaksinojnë qytetarët më vulnerabël.

E ndërsa shtetet e pasura shprehen optimiste për planet e tyre të vaksinimit OBSH paralajmëron që të kihet kujdes me rezervat

"95% e 23.5 milionë dozave të vaksinës  të administruara në të gjithë botën janë në 10 shtete. Nuk mund të lejojmë  që ndonjë vend apo komunitetet të mbeten jashtë vëmendjes”, tha 1'42 Hans Kluge.

Rreth 1% e popullsisë në Evropë është vaksinuar me dozën e parë të vaksinës. Ç’ka do të thotë se të tjerë muaj të vështirë na presin.

Për shtetet ku vaksina ende nuk ka mbërritur 2021 do të jetë po aq vështirë sa viti që lamë pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat