Vasfija vjen nga Bosnja, është hajnesha më e njohur në Evropë dhe gjithnjë i shpëton burgut

Evropë

Vasfija vjen nga Bosnja, është hajnesha më e njohur në Evropë dhe gjithnjë i shpëton burgut

Më: 15 janar 2021 Në ora: 19:30
Vasfija H.

Vasfija H., 34-vjeçare njihet si hajnesha më e njohur në Evropë, derisa mediat italiane ia kanë vënë nofkën “Zonja hajneshë”.

Pas 20 vjetëve, duke bërë kërdi në Itali, “biznesin” e saj e ka bartur në Gjermani, shkruan të premten gazeta nga Bosnjë-Hercegovina, “Oslobodjenje”.

Ajo u arrestua në shtatorin e shkuar dhe për herë të parë u dërgua në burg.

Vasfijen e krahasojnë me aktoren e njohur Sophia Lorenin, 86 vjeçe, e cila në rini kishte luajtur rolin e një krimineleje dhe vazhdimisht ishte shtatzëne dhe kështu i shmangej burgut. Në film kishte shtatë fëmijë.

Vasfija, që ka edhe shtetësinë e Bosnjës, 13 herë ka ngelur shtatzëne, vetëm për të shmangur burgimin.

“Së paku kështu raportojnë mediat italiane”, shkruan “Oslobodjenje”.

Tash e 20 vjet ka epitetin e mjeshtrit “të xhepit”, nga Roma në Milano. Vetëm në Romë është zënë 40 herë. Italia ka nxjerr 20 fletarrestime, por ajo gjithnjë ka shpëtuar “pa ferrë këmbë”. Vasfija gjithnjë do të ishte shtatzënë në kohën e vjedhjeve dhe shpëtonte.

“Deri më tash u është shmangur dënimeve në kohë prej 19 vjetësh”, shkruan tutje gazeta nga Sarajeva.

Mediat italiane shkruajnë se ajo ka nëntë fëmijë, nga 13 shtatzëni sa kishte. Fëmija më i moshuar është 17 vjeç, kurse më i riu 16 muajsh.

Ministri i Punëve të Brendshme të Italisë, Mateo Salvini, më 2019, kishte bërë një “twitt” me fotografinë e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat