Ish e dashura e mbretit spanjoll: Shërbimi sekret më kërcënonte me jetë!

Evropë

Ish e dashura e mbretit spanjoll: Shërbimi sekret më kërcënonte me jetë!

Më: 16 janar 2021 Në ora: 14:01
Corinna Larsen

Ish e dashura e ish mbretit të Spanjës, Huan Karlos, tha para një gjykate në Madrid se ajo dhe fëmijët e saj ishte kërcënuar nga shërbimet e inteligjencës së vendit me urdhër të monarkut.

Corinna Larsen, tha në gjykatë se Felix Sanz Roldan, e kishte takuar atë në Londër pasi marrëdhënia me mbretin kishte përfunduar, për ta paralajmëruar se nëse ajo nuk do të ndiqte udhëzimet e tij nuk mund ti garantonte sigurinë.

Ajo pretendoi se më vonë u kthye në shtëpinë e saj në Zvicër, ku edhe gjeti një libër për vdekjen e princeshës Diana dhe më pas mori një telefonatë në kode, që fliste për tunelet, që siç mendoi ajo i referoheshin aksidentit fatal të princeshës në 1997.

Akuzat erdhën gjatë një gjykimi të iniciuar nga Sanz Roldan, shefi i inteligjencës nga viti 2009 deri në 2019, kundër një ish oficeri policie që ai pretendon se kishte shpifur për të në një intervistë në televizion në 2017, në të cilën kishte thënë se shefi i inteligjencës e kishte kërcënuar ish të dashurën e ish mbretit, me jetë. Huan Karlos njoftoi se ai do të largohej nga Spanja në gusht, pas një serie akuzash dëmtuese për marrëveshjet e tij financiare që e kanë njollosur monarkinë dhe kanë vënë në siklet të birin, Mbretin Felipe VI, që i kishte hequr pagesën e tij vjetore. Sipas dokumentave të prokurorëve zviceranë, Huan Karlos ka marrë një donacion 100 milionë dollarësh nga mbreti i Arabisë Saudite, që ai i kishte vendosur në një llogari bankare jashtë vendit në 2008. Katër vite më parë, ai thuhet se i kishte dhuruar 65 milionë euro nga llogaria, ish të dashurës, Larsen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat