Zbret në Serbi avioni me 1 milion doza të vaksinës kineze Sinopharm, Vuçiq i pret në aeroport

Evropë

Zbret në Serbi avioni me 1 milion doza të vaksinës kineze Sinopharm, Vuçiq i pret në aeroport

Më: 16 janar 2021 Në ora: 14:29
Aleksandar Vuçiq

Një aeroplan me 1 milion doza të vaksinës Sinopharm Covid-19, arriti të shtunën në Serbi, duke e bërë atë vendin e parë evropian që merr vaksinën kineze për programin e vaksinimit masiv.

Presidenti Aleksandër Vuçiq, u shoqërua nga ambasadori i Pekinit në aeroportin e Beogradit, ndërsa kontejnerët që mbanin vaksinat u shkarkuan nga avioni Air Serbia.

“Unë do të doja të falenderoja Presidentin Xi Jinping dhe udhëheqjen kineze që na dërguan miliona doza të vaksinës, “ tha Vuçiq për gazetarët.

Ai tha se rregullatori mjekësor i Serbisë pritet të miratojë vaksinën Sinopharm në ditët e ardhshme, duke lejuar që vaksinimet me doza të fillojnë brenda një jave.

Më shumë se 20.000 serbë janë vaksinuar deri tani, kryesisht punonjës mjekësorë dhe persona të moshuar në shtëpi kujdesi.

Shumica kanë marrë vaksinën nga PfizerBioNTech dhe vaksinën Sputnik të Rusisë.

Vuçiq tha se Serbia pret të marrë 250.000 doza të tjera të vaksinës ruse dhe 20.000 doza të vaksinës Pfizer javën e ardhshme. Ai gjithashtu tha se vendi pret të marrë dërgesat e tjera të vaksinave AstraZeneca dhe Moderna deri në qershor.

Kina miratoi vaksinën e saj Sinopharm në fund të dhjetorit, duke u bërë vaksina e saj e parë për përdorim publik.

Ende nuk janë publikuar të dhëna të hollësishme, por bazuar në të dhënat e ndërmjetme vaksina është 79.34 % efektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat