Coronavirus: Alarm infektimi në burgjet e Milanos

Evropë

Coronavirus: Alarm infektimi në burgjet e Milanos

Më: 16 janar 2021 Në ora: 15:33
Milano

Gjatë javës së fundit numri i rasteve të të infektuarve me Covid në burgjet e Milanos është rritur me më shumë se tre here, ndërsa në të gjithë Italinë me 25 %.

Ky është raporti që del nga të dhënat e fundit të komunikuara për sindikatat e policisë.

Në qytezën e Bollate, në Milano kishte 36 raste pozitive në 7 janar, ndërsa sot numri ka shkuar  në 109, njëri prej të cilëve është i shtruar në spital.

Gjithsej në të gjithë burgjet e Milanos ka 718 të burgosur pozitivë, 681 prej të cilëve janë asimptomatikë.

Lazio është rajoni i dytë për nga numri i infeksioneve, të gjithë të përqëndruar në burgjet romake.

Shpërthimet e tjera të infektimeve janë në Sulmona, Napoli dhe në Palermo . Në të gjithë Italinë raportohet për 640 policë burgu të infektuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat