Macroni ia kthen letrën Erdoganit, e nis me këto fjalë

Evropë

Macroni ia kthen letrën Erdoganit, e nis me këto fjalë

Më: 16 janar 2021 Në ora: 16:11
Emmanuel Macron dhe Rexhep Erdogan

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ia ka kthyer letrën homologut të tij turk, Rexhep Erdogan. Ai e nisi letrën me fjalët “I dashur Erdogan”.

Në letrën dërguar Erdoganit, presidenti francez tha se shpreson që paqja dhe stabilitetit të kthehen në Evropë gjatë vitit 2021 me ndihmën e Ankarasë, sipas gazetës së përditshme franceze, L’Opinion.

Kjo gazetë raportoi se Makroni përdori fjalë të sinqerta në përgjigjen që ia ktheu Erdoganit që më parë i kishte dërguar letër homologut francez në mesin e dhjetorit, pasi ky i fundit kishte dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Në këtë letër, Makroni uroi për gëzim dhe harmoni të presidentit turk dhe popullit të Turqisë, duke shprehur pajtueshmëri me Erdoganin për nevojën për bashkëpunim në luftën kundër pandemisë.

Makroni shprehu vullnet për të diskutuar rreth kësaj çështjeje dhe për lidhjet e Turqisë me BE-në në të ardhmen. Tutje, gazeta franceze raportoi se dy udhëheqësit po planifikojnë që të organizojnë një takim virtual përmes video-lidhjes.

Raportet mes Turqisë dhe Francës kanë qenë të tensionuara kohëve të fundit, sidomos për shkak të eksplorimit të burimeve natyrore në Mesdhe nga Turqia dhe publikimit të karikaturave të profetit Muhamed në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat