Skandali i ndihmës sociale në Holandë: Abuzim administrativ me shtresën e varfër veçanërisht me njerëz me origjinë të huaj

Evropë

Skandali i ndihmës sociale në Holandë: Abuzim administrativ me shtresën e varfër veçanërisht me njerëz me origjinë të huaj

Më: 16 janar 2021 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Nga fillimi i viteve 2010 deri në 2019, rreth 20 mijë prindër (pritet qe shifrat te vijnë duke u rritur sa më shumë zbulohet skandali) janë viktima të një abuzimi të administratës tatimore holandeze. Skandal përbën fakti se megjithese administrata dhe drejtuesit ishin të vetëdijshëm se ligji në fuqi në Holandë ishte kundër të drejtave të fëmijëve dhe të njeriut, e mbështetën dhe e aplikuan me përpikmëri këtë ligj.

20 mijë ose më shumë persona që kanë të drejtë të marrin ndihmë sociale janë trajtuar administrativisht si mashtrues dhe janë gjobitur pa të drejtë nga tatimet në Holandë. Shumë familje u akuzuar padrejtësisht se kanë përfituar nga ndihma sociale dhe kështu kanë abuzuar me sistemin. Ndaj tyre shteti holandez kërkoi kthimin e menjëhershëm të shumave maramendëse parash. Për më tëper trajtimi abuziv i administratës është bërë ndaj qytetarëve të shtresës së varfër holandeze, vecanerisht atyre me prejardhje jo-holandeze. Politikat gjobitëse kanë shënjestruar sistematikisht për 10 vite duke diskriminuar institucionalisht shtresat në nevojë me origjinë të huaj. Viktimat janë goditur rëndë nga trajtimi i padrejtë jo vetëm i tatimeve holandeze, por edhe nga bashkitë përkatëse. Kjo pasi, drejtoria tatimore ka shkëmbyer të dhënat e këtyre viktimave me pushtetin lokal, i cili gjithashtu i ka mbyllur dyert “abuzuesve të ndihmave sociale”.

Skandali është thelluar pasi ka dalë në dritë se administrata tatimore kuptonte se këto gjoba ishin të padrejta, por ka vazhdonte të kërkonte shlyerjen e tyre dhe vendoste penalitete të rënda. Për dhjetë vite, familje të shumta janë shkatërruar financiarisht dhe psikologjikisht, shumë kanë humbur shtëpitë, punën dhe janë ndarë nga fëmijët e tyre, madje flitet edhe për raste vetëvrasje për shkak të mos përballimit të gjobave qe arrijnë deri në dhjetra mijëra euro. Politikat administrative që në shikim të parë kishin si qëllim të luftonin abuzuesit e ndihmave sociale, në fakt kanë cuar në abuzim sistematik administrativ me këtë shtresë në nevojë.

Megjithëse qeveria holandeze është vënë para përgjegjësisë që në vitin 2019, kompensimet nuk po kryen ende për viktimat. Qeveria Rutte III premtoi të rimburësojë më një shumë afrofe prej 30 mijë eurosh secilën vitikmë për shkak të kompleksitetit të përllogaritjeve.  KM Rutte premtoi që deri në maj 2021 të gjithë do të kompensohen.

Si filloi kjo politike diskriminuese?

Në fillimet e viteve 2010, politika e ndihmës sociale  ndryshoi në Holandë pasi zbulimit të një skemë mashtruese e quajtur nga shtypi dhe parlamenti holandez, “mashtrimi bullgar”. Në atë kohë u zbulua se shumë shtetas bullgarë në mënyrë të organizuar përfituan nga ndihmat sociale në Holandë. Pas këtij zbulimi, parlamenti holandez i kërkoi qeverisë Rutte të atëhershme një politikë strikte, me tolerancë zero,  në lidhje me asistencën sociale. Në fakt duke përdorur etiketime për abuzuesit fajtorë, në baza kombësie apo etnie dhe duke i përgjithësuar abuzuesit në baza kombësie,  institucionet holandezeë aprovuan dhe vunë në zbatim një ligj të ri, i cili sic e tregoi praktika ishte diskriminues. Rezultat i ligjit të aprovuar për të zgjidhur problemin e rasteve abuzive si “mashtruesit bullgarë’ është aplikimit i një ligji të nxituar,  i cili solli abuzime të padëgjura, që kanë shokuar jo vetëm opinionin e brendshëm holandez, por edhe opinionin ndërkombëtar dhe detyruan KM Rutte dhe të gjithë ministrat e tij të dorëhiqen,  2 vjet pas zbulimit të skandalit.

Pas akuzave për profilizim racor, autoritetet tatimore e kanë pranuar gjithashtu se rreth 11,000 familje me kombësi të dyfishtë janë shenjëstruar nga sistemi për shqyrtim të veçantë vetëm në 2019. Vetëm njëzet nga viktimat kanë ndërmarrë veprime ligjore kundër ministrave të koalicionit qeverisës të KM Rutte. Viktimat pretendojnë neglizhencë kriminale përmes dështimit për të shmangur diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, sidomos të fëmijëve.

Raporti parlamentar Padrejtësi të Padëgjuara

Një komision parlamentar u ngrit në korrik 2020 dhe nisi punë hetuese në nëntor të 2020. Komisioni mori në pyetje dhe dëgjoi shumë ekspertë, punonjës, drejtorë, ministra dhe ish-ministra të Çështjeve Sociale, minsitra të Ekonomisë e të Financave dhe Drejtoria e Tatimeve. Në pyetje u morr edhe vetë kryeministri Rutte i cili i kërkoi falje publike viktimave, por nuk mori përgjegjësi të drejtpërdrejtë për abuzimet.

Me datë 17 dhjetor 2020 Komisioni parlamentar  i dorëzoi Kryetares së parlamentit holandez një raport hetimor me titull: ‘Padrejtësi të padëgjuara’, ku evidentohen gjetjet për skandalin e ndihmës sociale. Raporti parlamentar doli në përfundime të ashpra dhe shokuese, ai konkludoi se “parimet themelore të sundimit të ligjit janë shkelur” nga autoritetet tatimore holandeze.

Përllogaritja e dëmshpërblimit ishte aq e komplikuar sa Ministrja e Shtetit për Çështje Sociale, Znj. van Huffelen, deklaroi me 22 dhjetor se çdo prind i abuzuar do të kompensohet me shumën fikse prej 30 mijë euro. Nëse dëmet provohen të jenë më të mëdha se 30 mijë euro, atëherë këto raste do të trajtohen individualisht. Për ata njerëz që vuajnë probleme psikologjike dhe kanë humbur të afërm u ofrohet ndihmë nga një instancë e quajtur ‘Ndihma për Viktimat’.

Gjatë periudhës dhjetor 2020 – janar 2021, deputetë të opozitës parlamentare, por edhe të koalicionit qeveritar, kërkuan dorëheqjen e qeverisë holandeze. Në të kundërt Kryeministri Rutte do të përballej me një mocion mosbesimi në parlament javën e ardhshme.

Dorëheqja e kabinetit qeveritar Rutte III

Me qëllim shmangien e votës së mosbesimit, më 15 janar 2021, Kryeministri i Holandës, Mark Rutte konfirmoi dorëheqjen e të gjithë kabinetit të tij qeveritar. Në fakt, dorëheqja e qeverisë së tretë te Mark Rutte ishte e pashmangshme pasi një ditë më parë udhëheqësi i partisë social-demokrate (PvdA) z. Lodewijk Asscher, (miniser i Çështjeve Sociale 2012-2017) dha dorëhëqjen edhe nga posti i kryetarit të social demokratëve. Asscher u tërhoq tërësisht nga jeta politike në Holandë, ndërsa KM Rutte është shprehur se do ta cojë partinë e tij liberale VVD, drejt mandatit të katërt në zgjedhjet parlamentare nw Holandw në marsit 2021, megjithëse qeveria e tij rrëzohet vetëm dy muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve.  Vetëm ministri për Çështjet Ekonomike dhe Klimën, ministër i partisë liberale të Kryeminitrit Rutte, Eric Wiebes kërkoi dorëheqje të parevokueshme dhe nuk do të nuk do të shërbejë më si ministër në qeverinë teknike,  për rolin e tij në atë kohë Sekretar Shteti për Financat dhe drejtues i Administratës së Taksave dhe Doganave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat