Turqi, vazhdon të bie numri i rasteve në gjendje kritike me COVID-19

Evropë

Turqi, vazhdon të bie numri i rasteve në gjendje kritike me COVID-19

Më: 16 janar 2021 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Turqia raportoi 7.550 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 902 raste simptomatike.

Numri i rasteve të reja vazhdoi të shënojë rënie, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve arriti në mbi 2,38 milionë me shifrat e fundit.

Ndërkaq, 8.005 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në mbi 2,25 milionë, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 23.832, me 168 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer 156.792 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 27,22 milionë.

Të dhënat e fundit thonë se numri i pacientëve në gjendje është ulur në 2.265, në krahasim me 2.311 sa ishte një ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat