Stambolli përfshihet nga reshjet e borës

Evropë

Stambolli përfshihet nga reshjet e borës

Më: 17 janar 2021 Në ora: 00:10
Stambolli

Autoritetet lokale në Stamboll paralajmëruan për reshjet e mëdha të borës që përfshinë sonte qytetin.

Stambolli ka qenë nën ndikimin e motit me shi për javën e fundit, ndërsa sonte bora dhe lagështia po tregojnë efektet e tyre.

Zyrtarët e drejtorisë së meteorologjisë paralajmëruan në fillim të javës se reshjet e mëdha të borës parashikohen në rajonin e Marmarasë, ndërsa të njejtat do të jenë efektive në Stamboll gjatë fundjavës.

Parashikohet që reshjet e mëdha të borës në Stamboll do të krijojnë shtresë prej 5-10 centimetra në brigjet, 10-15 në pjesët e brendshme të qytetit dhe 15-20 centimetra në pjesët më të larta.

Autoritetet lokale janë angazhuar në pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës nëpër rrugë, ndërsa policia është angazhuar në kontrolle shtesë për gomat dhe pajisjet e dimrit.

Ndërkohë, autoritetet lokale kanë strehuar të pastrehët nëpër hotele dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që nëse shohin ndonjë person të pastrehë në rrugë, ta raportojnë atë në stacionin më të afërt të policisë për ta strehuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat