Spanjë, shpëtohen 34 migrantë, një fëmijë humbi jetën

Evropë

Spanjë, shpëtohen 34 migrantë, një fëmijë humbi jetën

Më: 17 janar 2021 Në ora: 00:56
Foto ilustrim

Roja bregdetare spanjolle shpëtoi më shumë se 30 migrantë pranë Ishujve Kanarie, të cilët pretendojnë se një fëmijë nëntë vjeç vdiq gjatë rrugës.

Shpëtuesit deklaruan se një anije e vogël u vu re natën e kaluar rreth 160 kilometra në jug të ishullit të Gran Canaria.

Në anije ndodheshin 11 burra, 20 gra dhe tre fëmijë, njëri prej të cilëve edhe ka humbur jetën, raporton AP, transmeton portali arbresh.info

Migrantët e mbijetuar kanë theksuar se trupin e fëmijës që ka humbur jetën e kanë hudhur në det.

Gjatë vitit 2020, rreth 23,000 migrantë mbërritën në Ishujt Kanarie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat