Ministri francez: Moratorium për ngërçin tregtar BE-SHBA

Evropë

Ministri francez: Moratorium për ngërçin tregtar BE-SHBA

Më: 17 janar 2021 Në ora: 13:07
Le Drian

Ministri francez i Punëve të Jashtme, Le Drian sugjeroi sot  një moratorium mbi ngërçin tregtar midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian duke besuar se ai do të lejojë zgjidhjen e një çështjeje që i prek të gjithë”.

“Çështja që i prek të gjithë është ajo e përshkallëzimit të çmimeve dhe taksave mbi çelikun, teknologjinë dixhitale, Airbus dhe veçanërisht sektorin tonë të verës”, tha Jean-Yves Le Drian në një intervistë për ”Journal du Dimanche”.

“Nëse do të gjenim shpejt një metodë për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje me Europën dhe Francën, ajo do të ishte një hap përpara”, tha ai.

“Mund të duhet kohë, por, ndërkohë, ne gjithmonë mund të bëjmë një moratorium”, theksoi Le Drian.

Detyrimet e reja doganore të Uashingtonit, të shpallura në fund të vitit, synojnë produktet franceze dhe gjermane: +25% për verërat dhe konjakrat dhe + 15% për disa pjesë aeronautike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat