Autoritetet shtetërore ruse thonë se Navalny është në paraburgim, zëdhënësja nuk e di se ku është kritikuesi i Putinit

Evropë

Autoritetet shtetërore ruse thonë se Navalny është në paraburgim, zëdhënësja nuk e di se ku është kritikuesi i Putinit

Më: 17 janar 2021 Në ora: 21:08
Alexei Navalny

Politikani rus i opozitës, kritiku më i zëshëm i Kremlinit, Alexei Navalny, tashmë gjendet në dhomat e paraburgimit

Byroja për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale njoftoi se politikani rus do të jetë në burg deri në vendimin e ardhshëm të gjykatës.

Shërbimi njoftoi se ishte lëshuar një urdhër-arrest për opozitarin më 29 dhjetor 2020, për “shkelje të shumta të rregullave” ndërsa ishte në liri me kusht.

“Masa e mëtejshme do të përcaktohet nga gjykata, dhe deri atëherë do të jetë në burg”, thuhet në njoftim.

Zëdhënësi i Navalny, Kira Jarmysh deklaroi në Twitter se Navalny nuk iu tha arsyeja e arrestimit në kontrollin e pasaportës gjersa gruaja e tij, Julia dhe avokati i tij, nuk u lejuan të shkonin me të.

“Ne nuk e dimë se çfarë po ndodh me t, dhe ku e çuan atë”, tha ajo, njoftoi reuters.

Kundërshtari i presidentit rus, Vladimir Putin ishte në Gjermani, ku u transferua në gusht pasi u sëmurë papritmas gjatë një vere në Siberi. Laboratorët në Evropën Perëndimore kanë arritur në përfundimin se Navalny ishte helmuar me një agjent nervor.

Navalny akuzoi Presidentin Rus Vladimir Putin për urdhërimin e helmimit dhe vrasjen e tij. Kremlini ka mohuar akuzat.

Kjo është hera e parë që Navalny u kthye në Rusi që kur dyshohet se ishte helmuar verën e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat