Tragjedi në familjen italiane, nënë e bir vdesin nga koronavirusi brenda 5 ditësh

Evropë

Tragjedi në familjen italiane, nënë e bir vdesin nga koronavirusi brenda 5 ditësh

Më: 18 janar 2021 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Një tragjedi ka ndodhur në një familje italiane si pasojë e koronavirusit. Nënë e bir kanë ndërruar jetë brenda 5 ditësh.

Mediat italiane raportojnë se Jacopo Zanella, 35 vjeç vdiq mbrëmjen e së premtes nga koronavirusi, vetëm pesë ditë pasi ndërroi jetë nëna e tij Mariella Lazzarini, 65 vjeçe. Të dy ishin të shtruar në spitalin Jesolo, por gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua.

Edhe babai i djalit është i shtruar në kujdesin intensiv spital teksa po lufton me koronavirusin. Ceremonia mortore e Mariella u bë të shtunën e kaluar në kishën Santa Maria Elisabetta në Cavalina, ndërsa të martën u mbajt funerali i Jacopo.

Për ngjarjen e trishtë ka reaguar një anëtar i shoqatës “Edhe ne jemi atje”, në të cilën shkonte nëna, djali dehe babai. “Jacopo ka ikur për të arritur nënën e tij. Ai na ka lënë të gjithëve të dëshpëruar. Tani ne do të kujdesemi për babain e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat